Pal Lekaj: E vetmja adresë për zgjidhje për grevën është kryeministri i Kosovës, askush tjetër

Deputeti i AAK-së, Palë Lekaj, ka folur e SBASHK-ut, që ka nisur nga 25 gushti.

Ai tha se kryesindikalistja evropiane, Susan Flocken ka thënë se “Qeveria në vend të dialogut ka zgjedhur presionin dhe shantazhin ndaj kryetarit Jasharaj”.

“Nuk është mirë që kryeministri i ofendoi grevistët duke i vënë pikëpyetje sinqeritetin dhe motivet e kërkesës… Ju lutem mos e harroni gjendjen ekonomike… Mos të harrojmë që greva në Kosovë kanë bërë jehonë edhe në Evropë, ku Susan Flocken ka shprehur mbështetjen e fuqishme ndaj SBASHK-ut, pas presioneve që po iu bëhet për ndërprerjen e grevës. Mes të tjerash,  Flocken ka potencuar se Qeveria në vend të dialogut ka zgjedhur presionin dhe shantazhin ndaj kryetarit Jasharaj, i cili tanimë është kufizuar në lëvizje”, ka thënë ai.

Ai tha se këto deklarata janë të dëmshme për imazhin e qeverisë.

“E vetmja adresë që mund të bëjë zgjidhje është kryeministri i Kosovës dhe askush tjetër”, përfundoi Pal Lekaj.

Go to TOP