Pak para koncertit të Noizyt, Capital T e “thumbon” përmes koncertit të tij të realizuar në Tiranë tre vite më parë
Me datën 14 gusht, do të mbahet koncerti i paralajmëruar nga Noizy, i titulluar “Alpha Show”.
Sipas reperit, ky koncert do të jetë koncerti më i madh i organizuar ndonjëherë në Shqipëri.
Tashmë kur po afrohen ditët e koncertit, reperi kosovar, Capital T, është bërë nostalgjik për koncertin e tij të realizuar tre vite më parë në Tiranë.
Sipas Kapos ai mblodhi në shesh mbi 10 mijë njerëz dhe skena e koncertit të tij ka qenë ndër më të mëdhatë që është ndërtuar në Ballkan.
“Unë nuk i jap vetes merita apo kredite për të cilat si kam, thjesht po hap një kapitull të ri në mendjen e të tjerëve”, shkruhet në videon e publikuar nga reperi.
E kjo ka ngritur dyshime se është një “thumb” ndaj reperit nga Shqipëria, Noizyn.
Prev Post
Ish-kancelari Schroder padit Bundestagun
