Paisje që kapin vlerë gjysmë milioni euro për policinë, nga Gjermania për kontroll kufiri (VIDEO)

Policia e Kosovës, kontrollimin e mbikëqyrjen e kufirit do ta ketë më të lehtë. Kjo pas donacionit me pajisje që kapin vlerën e rreth gjysmë milioni eurove që pranoi nga qeveria gjermane.

Donatorët thonë se partneriteti mes dy vendeve është i ngushtë në fushën e sundimit të ligjit.

“Ky donacion shpresoj që do të kontribuojë në sigurinë tonë të përgjithshme. Bashkëpunimi ynë në fushën e sundimit të ligjit, luftimin e krimit dhe korrupsionit është jashtëzakonisht i ngushtë dhe këto tema janë përmendur edhe në samitin e Ballkanit Perëndimor”, u shpreh ambasadori gjerman nw Kosovw, Jorn Rohde.

E Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tregoi se departamenti i kufirit ka bashkëpunim me zyrën ndërlidhëse të qeverisë gjermane në Tiranë.

Këtu u bë e ditur se në korrik, është nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi, për shkëmbimin e  informacionit të lëvizjeve të paligjshme dhe falsifikimit të dokumenteve.

Go to TOP