Pacolli shkruan për ata që nuk i kthejnë borxhet – ka një paralajmërim

Kryetari i AKR, Behgjet Pacolli, duket se kohëve të fundit po gjen shumë inspirime.

Edhe sot, Pacolli thotë se gjatë leximit në internet, ka hasur në një artikull që e ka frymëzuar të shkruajë këtë një koment.

“Në të kaluarën, respektimi i fjalës dhe besës kanë qenë vlera të rëndësishme në shoqërinë shqiptare”, nis komenti i Pacollit, i reflektuar nga inspirimi.

“Tani, nuk është ashtu, disa njerëz që kërkojnë ndihmë, përfitojnë dhe nuk e këthejnë fare borxhin e tyre e lere më në afat të premtuar. Ata përdorin të gjitha mënyrat për mos me këthyar borxhin madje duke të shantazhuar e duke tentuar për të poshtruar ( këthim i të mirës me te keqe). 
Kjo gjë të hidheron!!! 
Kēta mashtrues  nuk ndalën….vazhdojnë të mashtrojnë të tjerët! 
Ndoshta një ditë duhet të tregojmë fytyrat dhe emrat e tyre për t’i mbrojtur të tjerët nga të  njëjtit!!
Ku jemi me moralin dhe karakterin njerëzor???”
, shkruan Pacolli në “kulmin e inspirimit”.

Go to TOP