Pacolli: Ronela Hajati nuk u kualifikua në finalen e madhe për shkak të veshjes me të cilën hyri në garë

Paraqitja e Ronela Hajatit në Eurovision 2022 u përfol në masë të madhe, si për performancën ashtu edhe për veshjen që për shumë nga njerëzit u konsiderua e ekzagjeruar.

Madje, ekspozimi i tepërt mendohet se ka bërë që të mos kualifikohet për në finalen e madhe, që mbahet të shtunën (14 maj).

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, në një reagim të fundit të bërë në rrjete sociale tha se në Itali, Francë e Zvicër e kanë vlerësuar muzikën e Ronelës, por ishte veshja që e bënë të talleshin me të.

Postimi i plotë i Pacollit (pa ndërhyrje):

“Ronela Hajati nuk u kualifikua në finalen e madhe të Song Contest të Eurovizionit 2022 për shkak të veshjës me të cilën hyri në garë.

Mbrëmë, por edhe sonte në debate të ndryshme, këtu në Itali, Francë e Zvicër vlerësojnë shumë muzikën, tekstin dhe përformancën e Ronelës dhe u vjen keq për skualifikimin e saj por, thuajse të gjithë tallën e qeshin me mënyrën banale e vullgare se si ajo ishte veshur.

Ata thonë se ajo u skualifikua për këtë arsye”. 

Go to TOP