Pacolli kërkon votën e banorëve të Hajvalisë për Koalicionin për Familjen

Koalicioni për Familjen ka mbajtur tubimin e radhës elektoral në Hajvali të Prishtinës.

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të fortë mes qytetarëve dhe koalicionit, për siç ka thënë, garantimin e një të ardhme më të mirë për familjet kosovare.

Ai theksoi mbështetje të plotë për kandidatët e koalicionit dhe apeloi tek banorët e Hajvalisë që të angazhohen fuqishëm për të mbështetur kandidaturat e Koalicionit për Familjen në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Drejtuesit e koalicionit falënderuan qytetarët e Hajvalisë për praninë dhe angazhimin e tyre.

Gjatë tubimit, u prezantuan gjithashtu kandidatët për deputetë nga Komuna e Prishtinë.


Go to TOP