Pacolli: 28 gjoba dhe mbi 50 mijë euro të arkëtuara
Ministrja në detyrë e Mjedisit dhe e Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka bërë të ditur se gjatë vitit 2026 Inspektorati i Mjedisit ka ndërmarrë masa konkrete ndaj ndotësve, duke shqiptuar gjithsej 28 gjoba në fusha të ndryshme. Sipas saj, nga këto masa janë mbledhur mbi 50 mijë euro.
Pacolli theksoi se në kuadër të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor është vendosur një qasje e re më e rreptë dhe e pakompromis ndaj shkelësve të ligjit për mbrojtjen e mjedisit.
Ajo shtoi se kjo është vetëm një fazë fillestare dhe paralajmëroi se kontrollet në terren do të shtohen edhe më tej. Sipas saj, institucionet do të vazhdojnë të veprojnë me vendosmëri për të mbrojtur burimet natyrore dhe për të parandaluar ndotjen. /Kosova.info/
Prev Post
Kastrioti, finalisti i parë i plejofit
