Kastrioti, finalisti i parë i plejofit

Kastrioti është finalisti i parë i plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.

Kastrioti, që e fitoi Kupën e Kosovës, në gjysmëfinale të plejofit e eliminoi Vëllaznimin e Gjakovës.

Fitoren e dytë ferizajasit e shënuan të mërkurën mbrëma në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë, me rezultatin 43:34.

Katër ditë më parë në Ferizaj, Kastrioti fitoi me rezultat 41:27.

Yassine Henahen u shqua me efikasitet në gjysmëfinalen e dytë. Ai i realizoi dhjetë gola për Kastriotin.

Shtatë i shënoi Festim Mustafa, e gjashtë Felippe Teixeira.

Te Vëllaznimi, 13 gola i shënoi Ardi Halili, kurse tetë Florian Rexha.

Stinorin e rregullt Kastrioti e përfundoi në vendin e parë, kurse Vëllaznimi në të katërtin.

Në finale, Kastrioti takohet me Rahovecin apo Besa Famgasin. /Kosova.info/


Go to TOP