OVL e UÇK-së: Do ta bllokojmë Parlamentin për ta kundërshtuar Ligjin e pagës minimale
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, i ka pritur në takim krerët e organizatave të dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës, për të diskutuar lidhur me Ligjin e pagës mininale ku kjo kategori janë hequr nga ligji.
Kryetari i OVL UÇK-së Faton Klinaku, tha se qeveria po krijon përçarje.
“Godit UÇK-në dhe ndoshta përfito vota”, tha Klinaku para mediave pas takimit me presidenten.
Derisa kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së Xhavit Jashari, tha se do të protestojnë për ta kundërshtuar këtë ligj.
“Qëndrimi i përbashkët i tri organizatave të dala nga lufta është që të mbajmë protesta dhe ta bllokojmë punën e Parlamentit”, tha Jashari.
Ai tha se i bënë thirrje presidentes që mos ta nënshkruajë këtë ligj i cili është diskriminues.
“Ne i thamë presidentes se nëse e dekreton një ligj të tillë i cili diskriminon, do t’ia vë vetës një njollë të keqe|, tha ai.
