Osmani takon Anu Prattipatin, diskutojnë konstituimin e Kuvendit pas aktgjykimit të Kushtetueses

Pak kohë para se të dalë në konferencë për media, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar takim me të ngarkuarën me punë në Ambasadën Amerikane në Kosovë, Anu Prattipati.

Nga presidenca është bërë e ditur se Osmani e Prattipati kanë biseduar për zhvillimet e fundit në vend, e hapat drejt konstituimit të Kuvendit.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani priti në takim të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së SHBA-ve në Kosovë, Anu Prattipati. Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në vend, me fokus të veçantë në hapat përpara drejt konstituimit të Kuvendit, në dritën e aktgjykimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në njoftimin presidencial. /Kosova.info/


Go to TOP