Osmani takoi Presidentin e Austrisë: Diskutime miqësore mbi forcimin e marrëdhënieve me Austrinë
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me Presidentin e Austrisë, Alexander Van der Bellen, si dhe Zonjën e Parë, Doris Schmidauer, në Alpbach.
“Me Presidentin e Austrisë, Alexander Van der Bellen, si dhe Zonjën e Parë, Doris Schmidauer, në Alpbach-un e bukur. Diskutime miqësore mbi forcimin e marrëdhënieve me Austrinë, një nga aleatët më të fortë të popullit tonë”, ka shkruar Presidentja Osmani. /Kosova.info/
