Osmani takohet me Kryeministren e Mozambikut, diskutohet bashkëpunimi bilateral
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit të saj në Emiratet e Bashkuara Arabe, është takuar me Kryeministren e Mozambikut, Maria Benvinda Levy.
Përmes një postimi, Presidentja Osmani ka bërë të ditur se në këtë takim është zhvilluar një diskutim përmbajtësor lidhur me sfidat e përbashkëta me të cilat përballen dy shtetet, si dhe për rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Mozambikut.
“Diskutim përmbajtësor në Emiratet e Bashkuara me Kryeministren e Mozambikut, Maria Benvinda Levy, për adresimin e sfidave të përbashkëta dhe rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve tona,” ka shkruar Osmani.
Takimi u vlerësua si një hap i rëndësishëm drejt forcimit të marrëdhënieve ndërkombëtare të Kosovës dhe zgjerimit të partneriteteve me shtete nga kontinente të ndryshme, në funksion të paqes, zhvillimit dhe bashkëpunimit global. /Kosova.info/
