Osmani priti të ngarkuarën me punë të SHBA-së: Fokus mbi zgjedhjet dhe forcimin e partneritetit bilateral

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara, znj. Anu Prattipati.

Gjatë takimit, u diskutua për zhvillimet e fundit në vend dhe për përgatitjet për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme. Presidentja Osmani theksoi rëndësinë e një procesi zgjedhor të rregullt, transparent dhe në përputhje me standardet më të larta demokratike.

Në kuadër të bisedimeve, u trajtuan edhe çështje të bashkëpunimit bilateral, ku Presidentja Osmani ritheksoi përkushtimin e saj për forcimin e partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara duke e konsideruar SHBA-në si aleatin më të rëndësishëm të Kosovës. /Kosova.info/


Go to TOP