Osmani pritet nga Mbreti dhe Mbretëresha e Danimarkës para Samitit të Liderëve të EPC-së

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, po përfaqëson Kosovën në samitin e liderëve të Komunitetit Politik Evropian (EPC), i cili këtë vit po mbahet në Kopenhagë, Danimarkë.

Para fillimit të samitit, Presidentja Osmani u prit nga Lartmadhëritë e Tyre, Mbreti dhe Mbretëresha e Danimarkës.

“Faleminderit Lartmadhërive të Tyre, Mbretit dhe Mbretëreshës së Danimarkës, për mikpritjen e ngrohtë në Kopenhagë para fillimit të Samitit të Liderëve të Komunitetit Politik Evropian!”, shkroi Presidentja Osmani në rrjetet sociale. /Kosova.info/


Go to TOP