Osmani: Pesë vite rrugëtim i përbashkët për Kosovën

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reflektuar mbi pesë vitet e fundit të angazhimit institucional duke theksuar se kjo periudhë nuk është historia e një individi, por një rrugëtim i përbashkët i qytetarëve të Kosovës.

Ajo ka vlerësuar kontributin e njerëzve nga fusha të ndryshme, të cilët, sipas saj, besuan në të ardhmen e vendit dhe punuan për të krijuar mundësi më të mira për qytetarët. Osmani ka falënderuar të gjithë ata që qëndruan të përkushtuar ndaj Kosovës duke e quajtur këtë përkushtim themel për avancimin e mëtejshëm të shtetit.

Në mesazhin e saj, ajo theksoi rëndësinë e unitetit dhe bashkëpunimit në ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për vendin duke e përmbyllur me mirënjohje për qytetarët dhe përkushtimin ndaj “Kosovës së përjetshme”. 🇽🇰 /Kosova.info/


Go to TOP