Osmani pas takimit me Macron e Scholz: Bashkëpunimi me partnerët tanë është kyç

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është takuar me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, dhe presidentin francez, Emmanuel Macron.

Osmani pas takimit përmes një shkrimi në Twitter ka thënë se me Scholz dhe Macron ka diskutuar për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe rajon.

Ajo tha se në këtë kohë përcaktuese për sigurinë evropiane, bashkëpunimi me partnerët dhe aleatët është kyç.

“Në këtë kohë përcaktuese për sigurinë në rajon e Evropë, bashkëpunimi me partnerët tanë është kyç. Së bashku me Presidentin Emmanuel Macron dhe Kancelarin Olaf Scholz, si dhe me përfaqësuesin e lartë për politikë të jashtme të BE-së, Josep Borrell, diskutuam zhvillimet e fundit në Kosovë dhe angazhimin e përbashkët për paqe, siguri dhe stabilitet”, ka shkruar Osmani.

Go to TOP