Osmani: Nëpërmjet sakrificës, trimërisë dhe guximit të familjes Jashari, u vënë themelet e forta të shtetit tonë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani mëngjesin e sotëm ka bërë nderime tek varrezat e familjes Jashari në Prekaz, së bashku me kryeministrin e vendit, Albin Kurti, kryetarin e kuvendit Glauk Konjufca, dhe presidentin e Shqipërisë Bajram Begaj.

Ajo po ashtu përmendi edhe nderimet tek varri i presidentit Ibrahuim Rugova dje veprimtarit Adem Demaçi.

“Në këtë 15 vjetor të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, kujtojmë sakrificën e të gjithë atyre që e dhanë më të shtrenjtën jetën e tyre, në mënyrë që populli i Kosovës të jetoj i lirë dhe i pavarur.

Jemi sot me Presidentin e Shqipërisë Bajram Begaj, me kryetarin e kuvendt dhe kryeministrin e vendit dhe natyrisht me delegacionet tona për të nderuar sakrificën e familjes Jashari, trimërin dhe guximin e tyre nëpërmjet të cilëve dhe u vënë themelet e forta të shtetit tonë, kurse pak më herët nderuam edhe Presidentin historik Ibrahim Rugova, arkitektin e shtetit të Kosovës dhe verprimtarin Adem Demaçi”, tha Osmani.

Go to TOP