Osmani në Broliq: Oda e Sali Çekaj është dëshmi e sakrificës për liri
Ish presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka qëndruar në Broliq, në vendlindjen e heroit të Kosovës, Sali Çekaj, ku është mirëpritur nga familja e tij.
Ajo ka vizituar odën e Çekajt, e cila sot shërben si muze dhe simbol i historisë kombëtare. Sipas Osmanit, çdo pjesë e saj pasqyron sakrificën, përkushtimin dhe idealin për liri që e karakterizoi jetën dhe veprimtarinë e tij.
“Para kësaj ode, kujtesa bëhet zotim, ndërsa kujdesi për historinë shndërrohet në përgjegjësi”, është shprehur Osmani, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së vlerave dhe unitetit kombëtar.
Ajo ka vlerësuar lart figurën e Çekajt si komandant në luftën çlirimtare, veprimtar të hershëm të çështjes kombëtare dhe jurist me vizion për një Kosovë të lirë dhe të pavarur.
Presidentja kujtoi edhe rënien heroike të tij në Betejën e Koshares, duke e cilësuar sakrificën e tij si një nga themelet kryesore të lirisë së Kosovës.
“Lavdi e përjetshme Sali Çekajt dhe të gjithë dëshmorëve të kombit”, përfundoi ajo. /Kosova.info/
