Osmani: Me Sekretarin Rubio, një bisedë përmbajtësore
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar Sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio.
Osmani ka ndarë sot në Facebook një foto nga ky takim .
“Me Sekretarin Rubio, një bisedë përmbajtjesore mbrëmë në kuadër të pritjes së organizuar nga Presidenti Trump”, ka shkruar Osmani.
Takimi u zhvillua gjatë pritjes së organizuar nga Presidenti Trump, ku u diskutuan tema të rëndësishme në kuadër të marrëdhënieve ndërkombëtare. /Kosova.info/
