Osmani: Kosova në hartën globale të diskutimeve për inteligjencën artificiale
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përfaqësuar vendin në forumin global mbi inteligjencën artificiale, i mbajtur në Paris, ku liderë botërorë dhe ekspertë të teknologjisë janë mbledhur për të diskutuar inovacionet dhe sfidat e kësaj fushe.
Në fjalën e saj, Osmani theksoi rëndësinë e përfshirjes së Kosovës në këto zhvillime, duke theksuar se vendi duhet të jetë i gatshëm për të përqafuar ndryshimet teknologjike dhe për të siguruar që AI të përdoret në shërbim të njerëzimit.
“Forumi në Paris është një dëshmi e fuqisë transformuese të inteligjencës artificiale. Kosova duhet të jetë pjesë aktive e këtij revolucioni, duke investuar në kapacitetet e saj teknologjike dhe në rininë e saj inovative,” tha Osmani.
Në këtë ngjarje morën pjesë përfaqësues të qeverive, korporatave dhe institucioneve akademike, të cilët diskutuan mbi etikën, rregullimin dhe ndikimin e AI në ekonomi dhe shoqëri. Ky forum konsiderohet si një hap kyç në përcaktimin e politikave globale mbi këtë teknologji, ku edhe Kosova synon të zërë vendin e saj. /Kosova.info/
