Arrestohen dy persona për armëmbajtje pa leje
Policia e Kosovës njofton se janë arrestuar dy persona për armëmbajtje pa leje. Ngjarja ka ndodhur në Prishtinë.
Sikundër bëhet e ditur përmes një njoftim për medie, gjatë një kontrolli në veturën e tyre është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me karikator me 15 fishekë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën Lidhja e Pejës, në Prishtinë, më 11.02.2025, në ora 03:10.
“Rr. Lidhja e Pejës, Prishtinë 11.02..2025 – 03:10. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë për shkak se gjatë kontrollit në veturën e tyre është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me karikator me 15 fishekë. Të dyshuarit pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim. /Kosova.info/
