Osmani: Kosova mbështet SHBA-në në luftën kundër terrorizmit dhe krimit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se Republika e Kosovës do të qëndrojë gjithmonë krah Shteteve të Bashkuara të Amerikës në luftën kundër krimit të organizuar transnacional, terrorizmit, kartelëve të drogës dhe regjimeve kriminale.
Sipas një dekreti të lëshuar nga Osmani, Kosova do të përputhet plotësisht me Urdhëresat Ekzekutive të Presidentit Donald Trump të janarit 2025, të cilat shpallin disa kartelë ndërkombëtarë droge dhe organizata të tjera kriminale si organizata terroriste të huaja.
“Sot, kam nxjerrë një Dekret Presidencial për të harmonizuar plotësisht emërtimin e organizatave terroriste të huaja nga Kosova me Urdhërat Ekzekutivë të presidentit Donald Trump të janarit 2025, të cilët kanë emërtuar një numër kartelësh ndërkombëtarë të drogës dhe organizatash të tjera kriminale si organizata terroriste të huaja”, ka njoftuar Presidentja.
“Historia tregon një të vërtetë të thjeshtë: kur Amerika udhëheq, ka më shumë paqe, më shumë siguri dhe më shumë liri globalisht. Kosova do të qëndrojë gjithmonë krah SHBA-së për të avancuar këtë vizion dhe për të luftuar të gjithë ata që rrezikojnë sigurinë e aleatit tonë më të rëndësishëm”, ka shkruar Osmani. /Kosova.info/
The Republic of Kosovo stands with the United States of America in the fight against transnational organized crime and terrorism, narco cartels and criminal regimes, because American leadership makes the world safer.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) August 29, 2025
Today, I have issued a Presidential Decree to fully align… pic.twitter.com/UQfvWMVJw1
