Osmani: Kosova fiton vetëm me unitet, jo me përçarje

Ish presidentja e Kosovës dhe kandidatja për presidente nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani, ka bërë thirrje për bashkim dhe respekt të ndërsjellë mes qytetarëve duke theksuar se fuqia e vendit qëndron te uniteti dhe besimi mes njerëzve.

Në një mesazh publik, Osmani ka theksuar se Kosova forcohet vetëm kur qytetarët ecin bashkë dhe kur politika synon afrimin e njerëzve, jo ndarjen e tyre.

“Kosova fiton vetëm kur ecim bashkë, me respekt për njëri-tjetrin, me unitet dhe me besim tek njëri-tjetri. Sepse asnjë popull nuk dobësohet më shumë nga armiku sesa kur përçahet nga brenda,” ka deklaruar ajo.

Ajo ka bërë thirrje për bashkim rreth një politike që, sipas saj, ndërton dhe lë trashëgimi për brezat e ardhshëm duke kundërshtuar politikat që nxisin përçarje, urrejtje apo dhunë.

“Sepse asnjë flamur nuk valon më fort sesa një popull i bashkuar,” ka përfunduar Presidentja Osmani. /Kosova.info/


Go to TOP