Osmani e Hergreaves flasin për anëtarësimin e Kosovës në KiE

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves.

Presidenca ka njoftuar se në takim u diskutua për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, në prag të votimit nga Asambleja Parlamentare e kësaj organizate.

Sipas njoftimit Osmani ka vu theksin tek rëndësia e këtij anëtarësimit të Kosovës për mbrojtjen dhe garantimin e të drejtave të të gjithë qytetarëve të Kosovës, pa dallim.

Po ashtu Osmani ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar në këtë drejtim, ndërsa ritheksoi rëndësinë e vazhdimit të kësaj mbështetje në këtë momentum të rëndësishëm për shtetin tonë dhe qytetarët tanë. /Kosova.info/

Go to TOP