Cubarsi, ëndrra e paarritshme e PSG-së

PSG e ka vendosur Pau Cubarsín në krye të listës së dëshirave për ta pasuar Marquinhosin në qendër të mbrojtjes.

Megjithatë, transferimi konsiderohet pothuajse i pamundur.

Barcelona nuk ka ndërmend të shesë 19-vjeçarin, i cili së fundmi rinovoi kontratën deri në vitin 2029 me një klauzolë largimi prej 1 miliard eurosh.

Edhe vetë Cubarsí dëshiron të vazhdojë karrierën në “Camp Nou”, duke e bërë interesimin e kampionëve të Francës shumë të vështirë për t’u konkretizuar.

Go to TOP