Ibër-Lepenci u kërkon banorëve te Ujmani të dorëzojnë dëshmi të pronësisë

Ndërmarrja Hidroekonomike “Ibër-Lepenc” u ka kërkuar banorëve të zonës kadastrale në afërsi të Liqenit të Ujmanit, që brenda shtatë ditësh ta dorëzojnë dokumentacionin që dëshmon pronësinë mbi tokat dhe objektet e tyre.

Në dokumentin, të cilin e ka siguruar Kosova.info, e i cili mban datën e sotme (22 korrik 2026) thuhet se kërkesa u drejtohet të gjithë banorëve që posedojnë pasuri të paluajtshme në territorin e mbuluar nga projektet e ndërmarrjes.

Sipas njoftimit, qytetarët duhet të dorëzojnë dëshminë e pronësisë (tapinë), kontratën e blerjes apo shitjes ose çdo dokument tjetër ligjor që vërteton pronësinë mbi pasurinë.

Dokumentacioni, sipas letrës zyrtare, mund të dorëzohet fizikisht në zyrat e “Ibër-Lepencit” pranë digës së Ujmanit ose në mënyrë elektronike në adresën [email protected], ndërsa afati për dorëzim është shtatë ditë nga publikimi i njoftimit.

Në dokument është shkruar edhe paralajmërimi se mosrespektimi i këtij afati mund të vështirësojë procesin e verifikimit të pronësisë dhe të ndikojë në të drejtat e personave si pronarë.

No description available.

Go to TOP