​VV takim me mërgatën në Prishtinë, merr pjesë edhe Kurti

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se më 1 gusht do të organizojë një takim me bashkatdhetarët në Sheshin “Adem Jashari” në Prishtinë.

Sipas njoftimit, aktiviteti do të mbledhë simpatizantë, anëtarë, aktivistë dhe pjesëtarë të mërgatës në pritjen tradicionale që organizohet gjatë sezonit të ardhjes së diasporës në Kosovë.

Në këtë takim do të marrë pjesë dhe do të mbajë fjalim edhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti.

Aktiviteti pritet të nisë në orën 20:00, ndërsa organizatorët kanë ftuar qytetarët që të marrin pjesë së bashku me familjet dhe miqtë e tyre. /Kosova.info/


Go to TOP