Gazetarja e RTK-së, Venera Xhoxhaj -Adili merr çmimin “Gruaja e Guximshme”

Gazetarja e Radio Televizionit të Kosovës (RTK), Venera Xhoxhaj-Adili, ka marrë çmimin e “Gruaja e Guximshme” për vitin 2024. Këtë çmim Venerës, në një ceremoni të veçantë ia ndau ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, i cili e uroi gazetaren e RTK-së për guximin e treguar gjatë protestave të dhunshme në veriun e Kosovë gjatë vitit të kaluar.

Sipas njoftimit për media lëshuar nga Ambasada e ShBA-së, thuhet se çmimi “Gruaja e Guximit-Ambasadore” i ndahet Venera Xhoxhaj-Adili për guximin e jashtëzakonshëm dhe ndjekjen e palodhshme të së vërtetës përballë rreziqeve të sigurisë gjatë protestave të dhunshme në veri të Kosovës.

Gjithashtu çmimi i ndahet, për mbrojtjen e lirisë së shtypit dhe mbështetjen e kolegëve gazetarë dhe punën e saj për vendosmërinë e saj në ngritjen e zërave shpesh të heshtur si kampione e transparencës dhe llogaridhënies për demokracinë multietnike të Kosovës.

E ambasadori amerikan ka shkruar edhe në platformën X për këtë rast.

“Venera Xhoxhaj Adili ka qenë e patrembur në ndjekjen e saj për të raportuar të vërtetën – edhe përballë kërcënimeve fizike. Krenar që e njoh punën e saj në mbështetje të ndërgjegjësimit për komunitetet e margjinalizuara anembanë Kosovës dhe, së fundmi, raportimin për protestat e dhunshme në qershor të vitit të kaluar. Faleminderit, Venera, për përpjekjet tuaja.

Go to TOP