OSBE: Do ta luftojmë dhunën me bazë gjinore dhe dhunën në familje

Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë – OSBE shpreh trishtim dhe pikëllim për vrasjen e gruas 21-vjeçare nga ish-bashkëshorti dhe plagosjen e 15-vjeçarit në Ferizaj.

OSBE thonë se ky krim duket se ka ndodhur për arsye gjinore.

“Kërkojmë nga Policia e Kosovës që ta arrestojë të dyshuarin në atë që duket të jetë femicid”, shkruan në faqen e misionit në platformën  “X”.

“Do të vijojmë të punojmë pamëshirshëm me partnerët tanë për ta luftuar dhunën me bazë gjinore dhe dhunën në familje”, thuhet tutje. /Kosova.info/

Go to TOP