Osmani diskuton me ambasadorët për moskonstituivin e Kuvendit

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, priti sot në takim ambasadoren e Holandës, Karin Boven, ambasadorin e Finlandës, Matti Nissinen, dhe ambasadorin e Suedisë, Jonas Westerlund.

Takimi u fokusua në diskutimin e zhvillimeve të fundit në vend, përfshirë situatën pas moskonstituivit të Kuvendit të Kosovës.

Gjithashtu, u diskutua bashkëpunimi bilateral në fusha të ndryshme me këto shtete, njofton Presidenca.

Osmani ka shprehur falënderimet për përkrahjen e vazhdueshme të ambasadorëve në rrugëtimin euroatlantik të Kosovës. /Kosova.info/


Go to TOP