Osmani dhe Kurti: Ushtria e Kosovës është amanet i të rënëve për liri

Po mbahet ceremonia e certifikimit të rekrutëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Kazermën `Skënderbeu` në Ferizaj. Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, kanë vlerësuar lartë FSK-në. Ata thanë se ushtria e Kosovës është amanet i të rënëve për lirinë e Kosovës.

Kurti: Kosova ka vendosur themelet e industrisë së mbrojtjes

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në ceremoninë e certifikimit të rekrutëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës që po mbahet në Kazermën `Skënderbeu` në Ferizaj, tha se ushtria e Kosovës çdo ditë e më shumë po zhvillohet dhe po fuqizohet.

Osmani: FSK është dëshmi e sakrificës, është pasardhëse e UÇK-së

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në ceremoninë e certifikimit të rekrutëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës që po mbahet në Kazermën `Skënderbeu` në Ferizaj, tha se FSK është dëshmi e sakrificës. Ajo ka thënë se Kosova është e lirë falë sakrificës së dëshmorëve dhe martirëve.

“Ushtria nuk është thjesht një forcë e armatosur ushtria e jonë është një betim I përhershëm për atdheun tonë, është një përkushtim ndaj sigurisë dhe një garanci për paqen”, tha a para e shtetit.

“Sot është një ditë e veçantë për ju dhe për dhe për të gjithë republikën e Kosovës. Sot 344 djem e vajza u bashkohen radhëve të FSK-së duke u bërë pjesë e një misioni tyre shenjtë mbrojtjes së atdheut të tyre, garantimit të sigurisë dhe mbështetjes së paqes në vendin tonë e përtej tij”, tha Osmani.

Osmani ju drejtua ushtarëve se rruga e Kosovës euroatlantike është e qartë dhe e pakthyeshme. “me profesionalizmin dhe përgatitjen e bijave e bijve tanë ushtarak e profesionist po dëshmojmë se Kosova ka një ushtri të fortë e të denjë për të qenë pjesë e strukturave të mbrojtjes dhe sigurisë ndërkombëtare në shërbim të paqes dhe sigurisë e stabilitetit global”, tha ajo.


Go to TOP