Osmani dhe Guerot flasin mbi zhvillimet politike dhe të sigurisë në vend

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, kanë diskutuar mbi zhvillimet e fundit politike dhe të sigurisë në vend.

Ky diskutim është bërë në darkë zyrtare të shtruar nga ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ku ishte e ftuar presidentja Vjosa Osmani së bashku me Zotërinë e Parë, Prindon Sadriu, njofton Presidenca.

Tutje në njoftim thuhet se në këtë takim, ndër të tjera, u diskutua edhe për procesin zgjedhor, certifikimin e rezultateve si dhe konstituivin e institucioneve pas zgjedhjeve parlamentare.

Po ashtu thuhet se një theks i veçantë iu kushtua avancimit të bashkëpunimit dypalësh mes Kosovës dhe Francës, me fokus në projekte konkrete që mund t`i forcojnë marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve. /Kosova.info/


Go to TOP