Osmani bisedë me Presidentin finlandez Stubb: Falënderon Finlandën për mbështetjen euroatlantike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin e Finlanda, Alexander Stubb.

Përmes një njoftimi publik, Presidentja Osmani bëri të ditur se gjatë kësaj bisede u diskutuan zhvillimet e fundit politike dhe të sigurisë, si dhe partneriteti ndërmjet dy vendeve.

“Është gjithmonë kënaqësi të bisedosh me mikun e dashur të Kosovës, Presidentin finlandez Alexander Stubb,” ka shkruar Osmani.

Ajo theksoi se e ka falënderuar Presidentin Stubb për mbështetjen e palëkundur të Finlandës ndaj Kosovës, veçanërisht në rrugëtimin e saj drejt integrimit euroatlantik.

Biseda konfirmon vazhdimësinë e marrëdhënieve të mira ndërmjet Kosova dhe Finlandës, si dhe përkushtimin e ndërsjellë për thellimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët. /Kosova.info/


Go to TOP