Orav viziton qendrën në Prishtinë ku po numërohen votat për deputetë
Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav ka vizituar Qendrën Komunale të Numërimit në Prishtinëm, në sallën `1 tetori`, ku po numërohen votat e kandidatëve për deputetë.
“Vizitova sot Qendrën Komunale të Numërimit në Prishtinë, ku është duke vazhduar procesi i numërimit”, ka shkruar Orav në platformën ‘X’.
Sot është dita e tretë prej kur ka nisur numërimi i votave të kandidatëve për deputetë në Qendrën Komunale të Numërimit në Prishtinë, në Obiliq, në Lipjan dhe Partesh. Procesi i numërimit gjatë këtyre ditëve ka filluar me vonesë për shkak të telasheve teknike.
