OPED dokumenton jetën e heroit kombëtar Zahir Pajaziti përmes projektit “Kronika 1/31”

Organizata OPED ka realizuar një seri stripe dokumentuese në kuadër të projektit “Kronika 1/31”, të cilat paraqesin në mënyrë kronologjike jetën dhe veprimtarinë e heroit kombëtar, Zahir Pajaziti.

Këto stripe janë vendosur në Kullën e Heroit, që ndodhet në Kompleksin Memorial në Orllan, dhe shërbejnë si një burim i pasur informimi historik për vizitorët dhe brezat e rinj që duan të njihen më afër me figurën e Zahirit dhe rolin e tij në luftën për liri.

Përmes këtij projekti, OPED synon të ruajë kujtesën historike dhe të promovojë vlerat e atdhedashurisë duke përdorur forma bashkëkohore të dokumentimit dhe edukimit publik. Projekti është konceptuar si një ndërthurje mes historisë dhe teknologjisë vizuale, me qëllim që trashëgimia e heroit të përcillet në mënyrë sa më të qasshme dhe inspiruese për publikun. /Kosova.info/


Go to TOP