Përparim Rama pret shkrimtarin ukrainas Volodymyr Martynov

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur në takim shkrimtarin dhe gazetarin ukrainas, Volodymyr Martynov, me të cilin ka biseduar për rëndësinë e kulturës, artit dhe letërsisë në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet shteteve.

Sipas një njoftimi të Komunës së Prishtinës, gjatë takimit u diskutua për rolin e bashkëpunimit kulturor në afrimin e popujve dhe krijimin e lidhjeve të qëndrueshme ndërmjet Kosovës dhe Ukrainës.

Në shenjë miqësie dhe bashkëpunimi kulturor, Martynov i dhuroi kryetarit Rama botimin në gjuhën shqipe të librit të tij.

Komuna e Prishtinës vlerësoi se nisma të tilla kontribuojnë në thellimin e marrëdhënieve kulturore dhe promovimin e dialogut ndërmjet dy vendeve. /Kosova.info/


Go to TOP