OEK e Federata e Odave nga Arabia Saudite me memorandum mirëkuptimi

Oda Ekonomike e Kosovës dhe Federata e Odave Ekonomike nga Arabia Saudite sot në kuadër të Forumit Ekonomik më të madh që po mbahet në Prishtinë në mes të dy vendeve, kanë nënshkruar memorandum mirëkuptimi.

Pjesë e këtij Forumi Ekonomik janë afër 60 kompani nga Mbretëria e Arabisë Saudite nga sektorë të ndryshëm ekonomik, për të shqyrtuar mundësitë e investimit dhe partneriteteve biznesore në vendin tonë. /Kosova.info/

Go to TOP