OEGjK për heqjen e vizave: Tani njihet Evropa e “vërtetë” 

Veç edhe 25 ditë kanë mbetur që kosovarët të mund të lëvizin lirshëm për në zonën Schengen.

E për ndikimin e këtij procesi dhe mundësitë për bizneset pas 1 janarit në Evropë, u diskutua të mërkurën në konferencën e thirrur nga Oda Ekonomike Gjermane në Kosovë dhe Organizata Ndërkombëtare për Migracion.

Para të pranishmëve në Klan Arena, nikoqirja Nora Hasani nga OEGJK, tërhoqi vërejtjen se heqja e vizave është thikë me dy tehe për ndërmarrësit kosovarë, pasi veç hapjes së tregut pritet mungesë e fuqisë punëtore.

Lëvizja e lirë po konsiderohet se sjell shumë benefite edhe për kompanitë kosovare. Liberalizimi do të ketë ndikim negativ në migrimin ekonomik që sipas qeverisë së Kosovës është goxha kompleks.

Heqja e vizave, si hapje pozitive në drejtim të ndërkombëtarizimit të tregut kosovar, po shihet edhe nga fondacioni gjerman Friedrich Ebert.

U cekën edhe fushat prej të cilave pati më së shumti migrim së fundi, si: ndërtimtaria, shëndetësia, gastronomia e teknologjia informative.

Këto diskutime u bënë në konferencën e organizuar nga Oda Ekonomike Gjermane dhe Organizata Ndërkombëtare për Migracion në Kosovë.

Go to TOP