“Octopus” mban konferencën ndërkombëtare mbi ndikimin e agresionit rus në Ukrainë në gjeopolitikën evropiane
Eksperti i sigurisë, Agim Musliu, ka shpallur mbajtjen e konferencës ndërkombëtare të organizuar nga “Octopus” Institute, me temën “Impakti i Agresionit Rus në Ukrainë në Gjeopolitikën Evropiane”. Kjo ngjarje do të mbahet më 2 tetor 2024, në Hotel “Garden”, Prishtinë, duke filluar nga ora 09:00 AM.
Musliu falënderoi të gjithë personalitetet që kanë konfirmuar pjesëmarrjen në këtë konferencë të rëndësishme, e cila synon të analizojë pasojat e agresionit rus në Ukrainë dhe ndryshimet që ai ka sjellë në peizazhin gjeopolitik të Evropës.
“Për më shumë informacione dhe regjistrim, vizitoni faqen zyrtare: www.octopusinstitute.org”, thuhet në njoftim. /Kosova.info/
