Komuna e Mitrovicës miraton Buxhetin për vitin 2025

Kuvendi Komunal i Mitrovicës ka miratuar sot Buxhetin për vitin 2025 dhe parashikimet për vitet 2026 dhe 2027.

Nën drejtimin e kryesueses, Vesa Broja, dhe në prani të kryetarit të komunës, Bedri Hamza, asamblistëve dhe drejtorëve komunal, sot është mbajtur seanca e 34-të e rregullt e Kuvendit të Komunës.

Kryetari Bedri Hamza tha se me votat e asamblistëve u krijuan mundësitë e hapjes së rrugës “Ali Zeneli” dhe “shumë projekteve të rëndësishme”.

“Hapja e kësaj rruge do ta shkarkojë jashtëzakonisht shumë komunikacionin dhe do të hapë perspektivë të re ekonomike për banorët e kësaj zone. Dhe, po ashtu, perspektivë të re do të hapin edhe shumë projekte të rëndësishme dhe me ndikim të madh në përmirësimin e jetës së qytetarëve që do të realizohen me buxhetin e miratuar për vitin e ardhshëm.

I falënderoj asamblistët e të gjitha subjekteve politike në Kuvendin e Mitrovicës së Jugut për vendimmarrjen e përgjegjshme në të mirë të qytetarëve dhe komunës sonë”, ka shkruar Hamza. /Kosova.info/


Go to TOP