Nutricionistja Çabo: Dieta mesdhetare, sekreti i shëndetit të mirë

Matina Çabo, nutricioniste në një lidhje direkte nga Tirana në RTK, diskutoi rëndësinë e ushqyerjes së shëndetshme dhe përfitimet që ofron dieta mesdhetare.

Çabo theksoi se dieta mesdhetare, që është shumë e zakonshme në vende si Shqipëria, Kosova, Italia dhe Greqia, është e njohur si një nga dietat më të lakmuara në botë për përfitimet e saj nutricionale dhe ndikimin pozitiv në luftimin e sëmundjeve dhe rritjen e jetëgjatësisë.

“Jam partizane e të ushqyerit sipas dietës mesdhetare, e cila konsiston në konsumimin e sasive të larta të frutave dhe perimeve. Përveç kësaj, do t’ju rekomandoja të konsumoni pesë ngjyrat e ndryshme të frutave dhe perimeve, pasi në këtë mënyrë do të merrni një gamë të gjerë antioksidantësh dhe do të përfitoni nga të gjitha përfitimet që ato ofrojnë”, tha nutricionistja Çabo.

Ajo theksoi gjithashtu rëndësinë e një ushqyerje të pasur dhe të larmishme, duke i inkurajuar të gjithë të praktikojnë një dietë të shëndetshme dhe të ekuilibruar, për të përmirësuar shëndetin e përgjithshëm dhe për të luftuar sëmundjet e ndryshme.


Go to TOP