Nora Istrefi shfaq fizikune e saj të shkëlqyer në paraqitje me bikini nga Australia

Këngëtarja e njohur shqiptare, Nora Istrefi, së fundmi ndodhet në Australi.

Ajo është duke shijuar disa ditë të mira pushimi në motin e ngrohtë që po mbizotëron këtë kohë në kontinentin e hemisferës jugore.

Nora ka ndarë me ndjekësit e saj një fotografi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, ku ka shfaqur fizikun e saj të tonifikuar në bikini.

Foto: Nora Istrefi/Instagram

E veshur me një palë bikini të arta, këngëtarja e hitit “Dy shokë” dukej tejet atraktive në këtë paraqitja, e cila është pëlqyer dhe komentuar në masë të madhe nga fansat.

Nora përndryshe prej ditësh i ka shoqëruar ndjekësit e saj në Instagram me fotografi të ndryshme, duke shpërfaqur elegancën e saj.

Foto: Nora Istrefi/Instagram

Ajo ka kohë që nuk ka sjell për publikun ndonjë projekt të ri muzikor, gjersa thuhet se ka bashkëpunuar me kompozitorin Ilir Berani për këngën e saj të re në ardhje.

Foto: Nora Istrefi/Instagram

Go to TOP