“No Rich Parents” i Mozzik dhe Loredanës shfaqet në një ‘billboard’ në Gjermani

Ish-çifti i njohur i showbizit shqiptar, Mozzik dhe Loredana Zefi, ditë më parë sollën albumin e ri të përbashkët të titulluar, “No Rich Parents”.

Dyshja, të cilët u ndanë sërish pak javë më parë, publikuan disa këngë nga të cilat u mësuan edhe shumë gjëra të reja.

Derisa po komentohen në masë të madhe e po ashtu po shijojnë sukseset e këtyre projekteve, të njëjtit kanë ndarë edhe një lajm të rëndësishëm.

Mozzik (Foto: Instagram)

Ka qenë Mozzik ai i cili ka ndarë disa fotografi në InstaStory, në të cilat tregon se është vendosur një reklamë e madhe promovuese për albumin e tyre.

Yjet nga Ferizaj shfaqen krenarë me ‘billboard’-in e vendosur në një qendër tregtare në Berlin të Gjermanisë.

Loredana Zefi (Foto: Instagram)

Nga “No Rich Parents” kënga “Immer ëenn es regnet” apo “Sa herë që bie shi” ka qenë në qendër të vëmendjes pasi sqaruan marrëdhënien që kanë me njëri-tjetrin, të cilët siç edhe theksuan nuk mund të qëndrojnë bashkë e as të ndarë.

Ata ndërkohë kanë së bashku edhe një vajzë të quajtur, Hana.

Go to TOP