Noyzi dhe Gold Ag sqarojnë hatërmbetjet?! Reperët fotografohen pranë njëri-tjetrit
Para disa vitesh, reperi i njohur Noyzi dhe Gold AG kanë patur disa mosmarrëveshje me njëri-tjetrin dhe që nga ajo kohë kanë shkëputur të gjitha marrëdhëniet e miqësisë mes tyre.

Dyshja kanë thumbuar vazhdimisht njëri-tjetrin në rrjete sociale dhe nuk kanë munguar as deklaratat e shumta mes tyre.
Në një intervistë të dhënë vitin e kaluar, Gold Ag ka treguar se prej vitesh nuk e ka takuar reperin, por asnjëherë nuk do ta ketë armik.
Megjithatë, së fundmi përmes një postimi të publikuar në rrjete sociale dyshja kanë treguar se tashmë raporti mes tyre është rregulluar, duke larguar kështu të gjitha hatërmbetjet.
‘Shqipëri”-ka shkruar reperi në foton në fjalë.

Menjëherë fansat kanë reaguar në postim duke i pagëzuar dy djemtë për veprimin dhe i kanë komplimentuar.
“Më në fund”, “Bravo”, “Më në fund bashkë”, “Shikoni sërish bashkë këta” –ishin disa nga komentet.

