Një zonë e Fushë-Kosovës mbetet pa ujë
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se një zonë në Fushë-Kosovë ka mbetur pa ujë si pasojë e shpërthimit të një gypi.
KRU Prishtina thotë se ekipet janë duke punuar në terren.
“Ju njoftojmë se në orët e para të mëngjesit kemi pasur një shpërthim të gypit të ujit në rrugën “Nëna Tereza” në drejtim të stacionit hekurudhor, ku si pasojë e këtij shpërthimi një pjesë e asaj zone ka mbetur pa ujë”, thuhet në njoftim.
Tutje theksohet se ekipet po bëjnë përpjekje për ta sanuar rrjedhjen.
