Një student vritet dhe 200 persona të tjerë arrestohen, gjatë protestave të dhunshme anti-qeveritare në Kenia

Një student universiteti në Kenia të Afrikës Lindore u vra dhe më shumë se 200 njerëz u arrestuan në protestat mbarëkombëtare kundër qeverisë së presidentit William Ruto, derisa shkas për këtë mbeten kostot e larta të jetesës.

Protestuesit dolën në rrugët e kryeqytetit, Nairobi, dhe disa qyteteve të tjera në përgjigje të thirrjes për demonstrata nga kreu i opozitës Raila Odinga, shkruan Al Jazeera.

Protestuesit kanë ndezur zjarre rrugëve dhe kanë hedhur gurë në drejtim të policisë, çka bëri që 24 prej këtyre të fundit të pranonin trajtim mjekësor.

Ky ishte shpërthimi i parë i madh i dhunës politike që kur Ruto mori detyrën gjashtë muaj më parë.

Ruto i kishte dhënë Odingës humbjen e tij të pestë radhazi, megjithëse Odinga pretendon akoma se zgjedhjet ishin “të vjedhura”. Ai e kundërshtoi rezultatin vitin e kaluar përpara Gjykatës së Lartë, e cila la në fuqi fitoren e Rutos.

Go to TOP