Një person u gjet pa shenja jete në oborrin e tij, dyshohet se ra nga pema

Një person është gjetur pa shenja jete dje në oborrin e shtëpisë së tij në Pejë, shkruan Express.

Në raportin e Policisë thuhet se ka dyshime që viktima ka rënë nga pema dhe si pasojë e lëndimeve ka ndërruar jetë.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor, që ka dalë në vendin e ngjarjes.

Trupi i pajetë i viktimës, me urdhër të prokurorit, është dërguar në IML për obduksion

Go to TOP