Një park i madh pritet ta hijeshojë “Sylejman Vokshin”

Kryeqytetit do t’i shtohet edhe një park i ri, kjo në rrugën “Sylejman Vokshi”.

Komuna e Prishtinës tashmë ka bërë gati të gjitha procedurat për ta realizuar atë. Banorët e kësaj zone po e mirëpresin ndërtimin e tij, raporton “Ju Flet Prishtina”.

Sipas komunës, punimet për këtë projekt pritet të fillojnë me përmirësimin e kushteve klimatike, ndërsa nëse punët shkojnë ashtu si është planifikuar, atëherë ato pritet të përfundojnë brenda një muaji.

Ky projekt kap vlerën prej rreth 40 mijë euro.

Prishtinës gjatë vitit 2023, pos këtij parku priten t’i shtohen edhe gjashtë parqe të tjera.

Go to TOP