Një javë pas ndarjes nga Don Xhoni, modelja ruse në krahët e një tjetri?

Don Xhoni dhe modelja ruse, Ariana Lirey, ditë më parë bënë bujë në rrjete sociale me njoftimin se kanë ndarë rrugët përfundimisht me njëri-tjetrin.

Ka qenë fillimisht modelja nga Rusia që bëri të ditur lajmin, e më pas hodhi edhe akuza të shumta kundrejt reperit nga Drenica.

Megjithatë, vetëm pak ditë pas rastit është shpërndarë një imazh i Lirey ku shfaqet me një djalë tjetër.

Foto: Screenshot/Instagram

Në fotografinë e marrë nga ‘iconstyle’, e që është publikuar në InstaStory nga Ariana, ajo shihet e ulur në qafë të tij.

“Një moment”, ka shkruar ajo.

Ndonëse nuk është bërë akoma një definim i saktë rreth asaj se si është në të vërtetë.

Foto: Screenshot/Instagram

Në një nga shkrimet, modelja tha që Don Xhoni nuk ka dashur një familje, por ka qenë i dhënë më shumë pas veturave e femrave të tjera.

Në anën tjetër, krijuesi i hitit “Make a Pose” iu lut Lirey që të mos gënjente e bënte viktimën në Instagram. 

Don Xhoni dhe Ariana Lirey (Foto: Arkiv)

Go to TOP