“Një deputet mund të vritet në protestë”, Garda e Republikës merr në mbrojtje Enkelejd Alibeajn

Pas deklaratës së Spartak Brahos, se një deputet me inicialet E.A., mund të vritet në protestës e sotme të thirrur nga Berishës, Garda e Republikës merr në mbrojtje Enkelejd Alibeajn.

Kjo është bërë edhe për arsye të detyrës së tij, si nënkryetar i Kuvendit të Shqipërisë.

Është tensionuar situata në selinë e Partisë Demokratike ku mbështetës së ish-kryeministrit Sali Berisha janë përplasur për të hyrë në ambientet e selisë së PD.

Gazetarja Klodiana Lala tha se për të mbajtur situatën në kontroll janë angazhuar rreth 600 forca policie.

Gjithashtu gazetarja Lala tha se Enkelejd Alibeaj është marrë në mbrojtje nga Garda e Republikës

Po ashtu gazetarja tha se Policia e Shtetit ka një plan të detajuar masash, por edhe pas godinës së Kryeministrisë janë vendosur forca policie.

‘Janë forca që pak minuta më parë kanë janë pajisur për të qëndruar në gatishmëri. Nga burime është konfirmuar se janë rreth 600 forca të vënë anë gatishmëri. Po ashtu janë të angazhuar forca të ndërhyrjes së shpejtë dhe RENEA. Po ashtu forca të tjera janë në gatishmëri dhe mund të përfshihen në rast se do të duhet. Një tjetër masë sigurie është se forcat e policisë janë vendosur në të gjitha hyrjet dhe daljet kryesore të qytetit  me qëllimin për të kontrolluar persona që mund të jenë pajisur me sende të ndaluar… Edhe përpara oborrit të Kuvendit ka forca të vendosura për të parandaluar çfarëdolloj tentative në këtë protestë. Deputeti Enkelejd Alibeaj është marrë nënë mbrojtje nga Garda  Republikës,. më kanë konfirmuar se Alibeaj mban postin e nënkryetarit të Kuvendit i takon me ligj të mbrohet, pra i ishte thënë më herë për tu mbrojtur, por ai nuk kishte vendosur për ta pranuar diçka të tillë. Por pas një deklaratë të dhënë nga Spartak Braho ta ka vendosur që Alibeaj të kaloj automatikisht në mbrojtje, për të shmangur çfarëdo lloj tentative edhe pse nuk ka informacion zyrtar se i rrezikohet jeta;, tha gazetarja.

Go to TOP